Telegrafi

Momenti kur policia shpëton murgeshën që shfrytëzohej si mburojë nga terroristët, që ia prenë fytin priftit (Video)

 

Është publikuar në internet videoja, ku shfaq momentin kur policia franceze shpëton murgeshën që shfrytëzohej si mburojë nga xhihadistët e ISIS-it, të cilët prenë në fyt priftin në kishë.

Në videon e filmuar nga një dëshmitarë, shihen xhihadistët duke tentuar të ikin nga kisha Gambetta në Normandi, duke shfrytëzuar një grua si mburojë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse fillimisht nuk shiheshin mirë për shkak të disa pemëve, pas disa sekondave shfaqen policët e armatosur rëndë duke lëvizur në drejtim të ndërtesës.

Xhihadistët e ISIS-it janë identifikuar nga policia franceze, si Adel Kermiche dhe Abdel Malik që të dy të moshës 19-vjeçe, të cilët janë neutralizuar nga policia. /Telegrafi/