Në përfundim të emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në ambientet e televizionit News 24 kanë zbarkuar disa policisë të skuadrës “Shqiponjat” të cilët donin të sekuestronin bimën e kanabisit të përdorur nga Vasili gjatë emisionit, për të ilustruar temën rreth kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Me të mbërritur në News 24, oficerët e antidrogës nisën kontaktet me drejtuesit e “News 24”, ndërsa gazetarja Eni Vasili u detyrua të firmosë një procesverbal për dorëzimin e bimës së hashashit dhe të tregojë sesi i ra në duar. /Telegrafi/