Autoritetet në Arabinë Saudite kanë raportuar se të premten kanë vrarë dy persona që dyshohet se ishin militantë të Shtetit Islamik (ISIS).
Ministria e Brendshme tha se dy militantët e dyshuar kanë hapur zjarr para policisë pasi janë rrethuar në lagjen veriore të qytetit Yasmeen, duke e detyruar oficerët t’i vrasin ata.
Ministria ka publikuar fotografitë e militantëve, të cilët me vete kishin xhaketa shpërthyese, pushkë dhe municion.
Gjithashtu, materiali i gjetur në shtëpinë e dy militantëve sugjeron se ata prodhonin bomba.
Arabia Saudite është përballur me një seri sulmesh të kryera nga militantët e Shtetit Islamik.
Ndërsa në video shihet momenti kur polici i vrau ata dhe dëgjohen britma nga personat që kanë xhiruar, transmeton Periskopi
Më poshtë është edhe fotografia e policit, tashmë hero.
https://twitter.com/Abunass3r/status/817803779089301505