Kamerat e sigurisë të instaluara në një aeroport të Shteteve të Bashkuara, kanë filmuar momentin kur një burrë me një shpatë në dorë dhe sprej për sy, qëllohet për vdekje nga policia në momentin që sulmon pasagjerët derisa po prisnin për kontroll.
Richard White kishte krijuar një molotov me të cilën spërkaste qytetarët e terrorizuar në aeroport, derisa në dorën tjetër mbante një shpatë gjigante, transmeton Telegrafi.
Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë 63-vjeçarit, i cili në momentin që sulmoi policinë dhe qytetarët e pafajshëm u qëllua për vdekje.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në aeroportin e Neë Orleans, derisa sulmuesi White ka mbetur i vdekur nga plagët e marra. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ubhzrCTn6Wc