Site icon Telegrafi

Momenti kur policia në Florida shpëtojnë adoleshenten që ishte shpallur e zhdukur, e gjejnë brenda dhomës së motelit me të dyshuarin

Një adoleshente është shpëtuar nga një 22-vjeçar i cili e kishte futur në dhomën e një moteli në Florida ku kishin kryer marrëdhënie intime, e këtë e ka dëshmuar një video e filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë.

Videoja 4-minutëshe është publikuar nga zyra e sherifit në Volusia, ku shihet zyrtari policor Royce James duke kërkuar viktimën brenda dhomës së modelit, transmeton Telegrafi.

Aty shihet polici duke pyetur vazhdimisht të dyshuarin Tyler Thompson se sa vjet i ka – ku ai refuzonte t’i përgjigjej, derisa në një moment policia ia bën me dije se më nuk do ta pyet – veç se do të veprojë.

E nga frika se mund ta pësojë me jetë vajza nuk ishte kthyer në shtëpi që nga momenti kur ishte larguar nga shkolla. Me të parë zyrtarin policor, ajo vrapon për ta përqafuar e ai vazhdimisht e pyeste nëse është mirë.

Polici e informon bazën se e kishte gjetur vajzën e shpallur në kërkim që ishte parë me një “djalë më të moshuar se ajo”. E nuk iu desh shumë kohë policëve që ta lokalizojnë dhe ta gjejnë dyshen brenda një dhome të motelit. /Telegrafi/

Exit mobile version