Site icon Telegrafi

Momenti kur policia në Florida gjen 5-vjeçarin me autizëm që ishte zhdukur dy ditë më parë

Kërkimi për djaloshin me autizëm që ishte zhdukur i cili për pak sa nuk ishte mbytur në kënetat e Floridas, ka përfunduar me një fund të lumtur falë një polici.

5-vjeçari kishte ikur nga shtëpia e tij në Deltona gjatë të martës mbrëma, u tha nga policia. E kur prindërit e tij mësuan se ai nuk është në shtëpi, u alarmuan dhe njoftuan policinë, transmeton Telegrafi.

Ata kontaktuan edhe fqinjët në rast se mund ta kenë parë duke u larguar. E zyra e sherifit në Volusia filluan menjëherë kërkimet për të kërkuar trupin diku në ujë – pasi mund të jetë rrëmbyer nga ujërat që lëviznin me shpejtësi.

Pas 20 minutave kërkime, djaloshi u gjend në këneta disa blloqe larg shtëpisë së tij. Atë e kishte dëgjuar duke bërtitur zëvendës-sherifi Wes Brough.

U hodh menjëherë në ujë dhe e nxori, kurse pamjet e kamerave të policisë që i kanë të vendosura në uniforma, kanë kapur momentin kur ai shoqërohet nga zëvendës-sherifi. /Telegrafi/

Exit mobile version