Autoritetet në New Jersey iu përgjigjën një rasti të pazakontë kur një dre hyri në objektin e një shkolle fillore.
Pamjet të cilat u ndanë në Instagram nga departamenti i policisë tregonin momentin kur oficerët e ndiqnin drerin i cili vraponte në korridoret e objektit, transmeton Telegrafi.
Dreri i cili kishte hyrë përmes dritares përfundoi në një klasë.
“Oficerët hapën derën mbrapa dhe e nxorën atë jashtë”, deklaroi policia. /Telegrafi/