Site icon Telegrafi

Momenti kur policia kufitare e Spanjës zë dy emigrantë, që mundoheshin të futen ilegalisht duke u fshehur në dyshekë (Video)

Policia kufitare e Spanjës ka arritur t’i kapë dy emigrantë marokenë në Melilla, të cilët ishin munduar të futen në mënyrë ilegale duke u fshehur në dyshekë të shtretërve.

Zyrtarët policorë filluan të dyshojnë kur panë dy dyshekë mbi një veturë në pikën kufitare, dhe kështu menjëherë i zbritën në tokë dhe kur i hapën brenda tyre ishin fshehur dy emigrantë marokenë, transmeton Telegrafi.

Shoferi i veturës kishte arritur të arratiset para se të shfaqet në vendin e ngjarjes policia spanjolle.

Sipas mediave lokale, ky është rasti i parë që dikush përmes dyshekëve tenton të futet ilegalisht në Spanjë. /Telegrafi/

Exit mobile version