Një stjuardesë e një aviokompanie indiane është arrestuar, pasi është zënë duke tentuar të kontrabandojë jashtë vendit hiq më pak se 500 mijë dollarë.
Autoritet po kontrollonin valixhet e stjuardesës Devshi Kulshreshtha, 25-vjeçe, brenda të cilave gjetën mijëra dollarë të fshehura në kutinë e produkteve të bukurisë (kozmetike) dhe atë të këpucëve, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur zbulohen paratë që ishin mbështjellë me folje, dhe që ishin fshehur në produktet e kozmetikës.
Ndërkaq arsyeja pse ishin mbështjellë me folje, është fakti se skaneri me rreze X nuk mund t’i detektoj gjësendet.
Si rezultat i këtij veprimi, Kulshreshtha është arrestuar dhe dje është paraqitur në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/