Site icon Telegrafi

Momenti kur policia futet në shtëpinë e pedofilit që abuzonte seksualisht me fëmijë, dhe pamjet i transmetonte live në internet (Foto/Video)

Në internet ka filluar të qarkullojë një video e arrestimit të pedofilit David Timothy Deakin 53-vjeç, në të cilin shihet se në çfarë kushte kishte jetuar ky përbindësh që kishte abuzuar seksualisht me fëmijët, dhe pamjet i kishte transmetuar live në internet.

Në ditën e 20 prillit forca të shumta të policisë kishin trokitur në derën e shtëpisë së tij në Filipine, dhe duke parë se i ka ardhur fundi, ai menjëherë kishte vrapuar tek kompjuteri për të kërkuar në Google një kartelë të NBI, duke shpresuar se do të mund të ikë, transmeton Telegrafi.

Ata kishin gjetur brenda shtëpisë së tij të brendshme të fëmijëve, këpucë, kamera, pranga, lëndë të ndryshme narkotike dhe CD të videove të abuzimit të fëmijëve.

Ky aksion konsiderohet si më i madhi i këtij profili në historinë e Filipineve.

Deakin me prejardhje nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri nga pedofilët e shumtë që viteve të fundit kanë fituar të holla të majme duke realizuar video me fëmijët e abuzuar të cilat i shesin online. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8_vkovSIgkg

Exit mobile version