Ky është momenti kur policë të armatosur deri në dhëmbë, arrestojnë të dyshuarin për therje me thikë të dy personave në Finlandë të cilët mbetën të vdekur në vend.
Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur, kur një person filloi të therë qytetarët nëpër rrugët e qytetit finlandez Turku, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë rasti nuk është duke u cilësuar si sulm terrorist, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur arrestohet i dyshuar që shkaktoi viktima në mesin e civilëve të pafajshëm.
Nga ky sulm i tmerrshëm dy persona kanë mbetur të vdekur në vend. /Telegrafi/