Site icon Telegrafi

Momenti kur policia e Las Vegasit plagosin burrin që gjuante me revole në drejtim të zyrtarëve policor (Video, +16)

Policia e Las Vegasit ka publikuar një video të filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e një zyrtari policor, i cili shihet quke qëlluar me armë pjesëtarin e sigurimit të një dyqani që kërcënonte shefin e tij.

Policia i ishte përgjigjur telefonatës lidhur me disa të shtëna që po ndodhnin në një dyqan në pjesën jugore të Las Vegasit, transmeton Telegrafi.

Mohamed Abdalla Mahmoud, 37-vjeç, kishte filluar të grindet me shefin e tij, dhe pas disa momenteve grindja kishte eskaluar kur Mahmoudi nxori revolen.

Sipas raportit të policisë, incidenti është cilësuar si një rast i izoluar, kurse pronari i dyqanit për fat të mirë nuk ishte qëlluar nga plumbat e shkrepur nga pjesëtari i sigurimit.

Megjithatë, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, polici Bryon Bunitsky plagosi Mahymoudin i cili kishte dalur para dyqanit dhe po i qëllonte me revole policët.

Pas intervenimit kirurgjik gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, dhe pasi të lirohet pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version