Në një video material të saj Policia e Shtetit ka publikuar të dhëna për arrestimin e një narkodileri nga qyteti i Durrësit.
Në pamjet e publikuara shihen sasi të kokainës të përgatitura për treg.
Sipas njoftimit të policisë 38 vjeçari merrej edhe me organizimin e aktiviteteve të prostitucionit.
Policia sqaron se gjatë aksionit janë konfiskuar 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; një automjet tip Toyota Yaris dhe 2 telefona celularë.