Telegrafi

Momenti kur policia angleze bllokon veturën që përplaset në rrethojën e Parlamentit, dhe arreston shoferin (Video)

Dhjetëra vetura të policisë kanë reaguar me urgjencë, kur vetura u përplas në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, ku raportohet për një “numër të këmbësorëve” të lënduar.

Më poshtë ju sjellim momentin kur policia metropolitane reagoi menjëherë duke bllokuar veturën e përplasur, dhe shoferin që ishte brenda. Ata shihen të armatosur deri në dhëmbë, duke i kërkuar shoferit të del jashtë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e sigurisë u alarmuan kur një veturë ngjyrë hiri u përplas në rrethojën mbrojtëse të ndërtesës së Parlamentit anglez në Londër.

Lexo po ashtu Përplaset vetura në rrethojën mbrojtëse të Parlamentit në Londër, arrestohet shoferi - raportohet për këmbësorë të lënduar (Foto/Video)

Mediat angleze kanë publikuar pamjet kur policia metropolitane “blindon” zonënpërreth Parlamentit për shkaqe sigurie, kurse ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Incidenti ka ndodhur në lokacionin e njëjtë ku në mars të vitit 2017 ndodhi sulmi terrorist ku humbën jetën pesë persona. /Telegrafi/