Telegrafi

Momenti kur policia amerikane qëllon për vdekje sulmuesin, që vrau nëntë persona dhe plagosi 27 tjerë në Ohio

Ky është momenti kur policët amerikanë fillojnë ta qëllojnë me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.

Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, kishte hapur zjarr në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio, ku pas intervenimit të policisë është qëlluar për vdekje, transmeton Telegrafi.

Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë me gjithë forcën në drejtim të personit që kishte shtënë mbi civilët me pushkë automatike.

“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi masën me pushkë automatike”, ka shtuar Biehl.

E pamjet e publikuara më poshtë nga policia e Dayton, shfaqin qytetarët e shumtë duke vrapuar në të gjitha anët për t’i shpëtuar plumbave, ku më pas policia intervenon duke e neutralizuar sulmuesin. Aty shihet Betts që kishte veshur jelek anti-plumb dhe po ndiqte me pushkë në dorë qytetarët. /Telegrafi/