Ky është momenti rrëqethës kur një polic spanjoll theret me thikë nga një shitës ilegal në prezencë të qindra turistëve të tmerruar në një plazh, derisa policët tjerë mundoheshin t’ia konfiskojnë pijet dhe artikujt tjerë që i shiste.
Antonio Garrido është goditur tri herë me thikë në një sulm të befasishëm nga një shitës në Punta Umbria, në afërsi të Huelva në jugperëndim të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Shumë pushues i dolën në ndihmë policit duke u munduar t’ia rrëmbejnë nga dora thikën shitësit ilegal. Kurse në videon e publikuar më poshtë, shihet momenti i sulmit në plazh që është filmuar nga një pushues.
Megjithatë pas intervenimit të forcave të shumta të policisë, tre burra kanë përfunduar të prangosur, kurse zyrtari policor është dërguar me urgjencë në spital për tretman. Sipas zëdhënësit të policisë, gjendja shëndetësore e kolegut të tij është e qëndrueshme. /Telegrafi/