Një video e realizuar me telefon mobil, ku shfaq momentin kur një oficer policie në Teksas, kap një vajzë 12-vjeçare dhe e përplas mbi një dysheme betoni, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion dhe hapjen e fillimin e hetimeve me kërkesë të autoriteteve të shkollës San Antonio.
Oficeri i policisë i identifikuar si Joshua Kehm nga shkolla e mesme Rhodes, raportohet se i është ndërruar vendi i punës pasi është shfaqur në videon, ku ndërhyn dhunshëm pas një mosmarrëveshjeje mes dy fëmijëve të shkollës, transmeton Telegrafi.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar nxënësen Janissa Valdez nga klasa e gjashtë për tu përfshirë në një zënkë me një bashkëmoshatare, Kehm për një çast humb durimin dhe kështu e përplas për tokë me gjithë fuqinë që e kishte.
Ndërsa nxënësit e shokuar me veprimin e policit derisa po arrestonte vajzën, dëgjohen duke pyetur të shokuar shoqen e tyre nëse është mirë. /Telegrafi/