Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Vetëm pak minuta më parë është zbuluar edhe identiteti i viktimës së tretë që u gjet mesditën e sotme në lumin e Tiranës.
Bëhet fjalë për 80-vjeçarin Bajram Lala nga Nish Tulla, Durrës, i cili u identifikua nga i biri në morgun e spitalit.
“Opinion.al” ka publikuar një foto të momentit kur forcat e policisë bëjnë të mundur nxjerrjen e një trupi të pajetë nga lumi.
iç shihet mjaft qartë nga pamja e publikuar, një efektiv policie e mban mbi supe kufomen e sapo nxjerrë, ndërsa kolegu i tij i bën foto me aparat celular./Albeu.com/