Site icon Telegrafi

Momenti kur polici i Kosovës e kthen mbrapa drejtorin e Crvena Zvezdas: Është urdhër i Qeverisë së Kosovës, nuk mund të hyni

Mediat serbe e kanë publikuar një video ku shihet drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic teksa kthehet mbrapa nga një polic i Kosovës në pikën e kufitare në Jarinje.

Crvena Zvezda ishte nisur në drejtim të Kosovës për të tentuar hyrjen brenda territorit tonë për të zhvilluar ndeshjen ndaj klubit ilegal serb, Trepça, në Zveçan, por u kthyen mbrapa nga Policia e Kosovës.

I pari që tentoi të kalonte kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ishte drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdas, Terzic, i cili kaloi pjesën e pikës serbe me lehtësi.

Lexo po ashtu Momenti kur policia e Kosovës kthen mbrapa Crvena Zvezdan

Terzic ishte ai i cili u ofrua tek pika kufitare me veturën e tij të hynte para autobusit, por përgjigja e policisë së Kosovës ishte negative.

Policia e Kosovës ia kërkoi fillimisht dokumentet, pastaj ia kumtoi lajmi se ai e ka te ndaluar hyrjen në Kosovës, me ç’rast u detyrua të kthehet pas.

Faqja serbe Telegraf.rs ka kapur momentin kur polici i Kosovës i thotë Terzicit që nuk mund të kalojë kufirin.

Lexo po ashtu Drejtori i Crvena Zvezdas, Terzic: Vendimi u mor nga Qeveria e Kosovës, fitore diplomatike për Serbinë

Ai e pyeti për arsyen, ndërsa polici iu përgjigj thjeshtë, se ky është urdhër i Qeverisë së Kosovës.

Videon e diskutimit në mes të policit dhe drejtorit të përgjithshëm të Crvena Zvezdas, Terzic, mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version