Ky është momenti kur një polic hero u përball me një shofer ‘të armatosur’, i cili thuhet se ka vrarë rreth nëntë persona kur ai po ngiste një furgon përmes të këmbësorëve në Toronto.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shoferi është tani në arrest dhe i gjallë dhe policia ka thënë se nuk ka asnjë motiv të njohur në këtë pikë.
Po sipas mediave, një video e shkurtër e publikuar tregon një oficer policie i cili duket se ecën drejtpërdrejt kah i dyshuari – i cili duket se është i armatosur, edhe pse kjo nuk është konfirmuar – duke e kapur.
Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes citohet të ketë thënë se “shumë njerëz ishin të shtrirë të pajetë në tokë”. “Ishin kaq shumë trupa”.
Dh siç thuhet më tej, raportet nga vendi i ngjarjes tregojnë se njeriu po tregonte një objekt të errët në drejtim të policit, duke bërtitur: “Kam një armë”. /Telegrafi/