Një burrë është shpëtuar nga policia e Oklahomas së Shteteve të Bashkuara, pasi që i ishin vërsulur qentë e racës pitbullë.
Në momentin që burri rrezikohej të kafshohej nga pitbullët, policët që po patrullonin vrapojnë në drejtim të tij duke e hipur mbi veturën e tyre, duke shpresuar se nuk do t’i kafshojnë, transmeton Telegrafi.
Polici Barret Storm dhe kolegu i tij ishin duke patrulluar, kur dëgjuan duke bërtitur një burrë të cilit i ishin vërsulur qentë pranë shkollës së mesme El Reno.
Dhe në ato momente ata iu afruan dhe e ftuan të hipë mbi veturën e tyre, derisa ata mundoheshin me shufra hekuri t’i trembin qentë e tërbuar dhe të etur për gjak. /Telegrafi/