Site icon Telegrafi

Momenti kur policët rrahën brutalisht nga disa adoleshentë (Video, +16)

Në Alloa të Skocisë, dy policë janë rrahur nga disa adoleshent, pasi kanë hyrë në banesën ku ata dyshoheshin se përdornin kanabis.

Në videon e xhiruar, shihet një 15-vjeçar që e godet me grusht në fytyrë, ndërsa policja përplaset për muri, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, një adoleshent një vit më i vjetër e rrahë një polic, i cili përpiqet të nxjerrë sprein me piper.

Në bazë të pamjeve që i kanë filmuar vetë të rinjtë dhe i kanë postuar në rrjete sociale, janë identifikuar dhe tani po hetohen nga policia.

Mbi ta rëndon akuza për mos bindje të urdhrave dhe sulm ndaj personave zyrtarë, si dhe përdorim të kanabisit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IAHgEQZKEHw

Exit mobile version