Londra është kapluar sot nga paniku pas lajmit se një person i armatosur me thikë i është vërsulur kalimtarëve të rastit mbi urën e famshme të qytetit, me ç’rast ka arritur të plagosë pesë persona.
Por, pas intervenimit të policisë sulmuesi është qëlluar për vdekje, pas një orvatje të gjatë që pati me disa qytetarë që e parandaluan të kryej sulme tjera, transmeton Telegrafi.
Një video amatore që po qarkullon në internet shfaq policin që qëllojnë burrin që kishte veshur një jelekë të rremë “me eksploziv”, i cili në asnjë mënyrë nuk deshi të dorëzohet para forcave të rendit.
Aty shihen policët duke shtënë me armë, pak sekonda pasi kalimtarët e rastit e kishin rrëzuar në tokë dhe ia kishin marrë thikën me të cilin kishte plagosur pesë persona.
“I dyshuari mashkull është qëlluar në policët e Londrës dhe mund ta konfirmoj se i dyshuari ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes”, ka deklaruar Neil Basu, zyrtar i lartë në njësisë kundër-terrorizmit. /Telegrafi/