Telegrafi

Momenti kur Pogba ia shqyen fanellën Xhakës (Video)

Granit Xhaka po jeton formën e tij jetësore në Euro 2016.

Se mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka është në formë jetësore e tregon më së miri paraqitjet e tij në këtë Kampionat Evropian.

Pas zgjedhjes se futbollisti me më së shumti pasime të sakta në Euro 2016, tani Xhaka po tregon edhe potencën e tij.

Në ndeshjen e Zvicrës përball Francës, Xhaka ka pasur një duel me Paul Pogban, ku francezi nuk mundi ta ndalë assesi duke u detyruar t’ia shqyej fanellën. /Telegrafi/