Në Hull të Anglisë është ndaluar një i ri, i cili ka provuar t’i vë flakën një klubi të natës që ishte i mbushur me njerëz.
Scott Jackson është përvjedhur dhe ka shkuar në bodrum, duke provuar të ndezë gjësendet që ishin në depo, transmeton Telegrafi.
Shkaku i gjësendeve që digjeshin, tymi menjëherë është përhapur edhe në hapësirën e brendshme të klubit.
Punonjësit dhe rojat i kanë nxjerrë afro 300 persona që ndodheshin brenda, ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalë zjarrfikësit.
Fillimisht nuk është ditur si është shkaktuar ky zjarr, por më pas kamerat e sigurisë e kanë zbuluar 24-vjeçarin dhe një shok të tij duke hyrë në depo.
Derisa Jackson po mbahet nën arrest dhe pritet të del para drejtësisë, miku tij po konsiderohet i pafajshëm dhe është duke u mbrojtur në liri.
Nuk bëhen të ditura arsyet e zjarrvënies, por dyshohet se ai është piroman dhe ka probleme psikike. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5Cc7SKBG3b0