Telegrafi

Momenti kur piloti rus që u katapultua nga aeroplani që u rrëzua mbi ndërtesë – shihet me parashutë në asfalt

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale shfaq momentin kur piloti rus i aeroplanit luftarak që u rrëzua mbi një ndërtesë kolektive, katapultohet dhe përfundon në asfalt pa ndonjë lëndim.

E pavarësisht se ndodhi një shpërthim i fuqishëm dhe ndërtesa nëntëkatëshe u përfshi nga zjarri e humbën jetën tre persona dhe dhjetëra tjerë u lënduan, piloti kur ra me parashutë në asfalt kishte vetëdije, transmeton Telegrafi.

Por ajo çfarë krijoi një moment paniku tek ai, ishte fakti se nuk mund ta hiqte parashutën që po e mbulonte të tërin dhe akoma nuk mund të besonte që kishte shpëtuar.

“Gjithçka është mirë? Po. E rrëzuan, apo jo? Jo. Pra, më lejo të ndihmojë”, ishte biseda e parashutistit rus që e bëri me qytetarët që i dolën në ndihmë.

Kujtojmë që sonte në një qytet në Rusi një aeroplan luftarak u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër, dhe fluturakja u përfshirë nga zjarri derisa po fluturonte.

Madje në fund përfundoi mbi ndërtesën kolektive, duke shkaktuar një shpërthim edhe më të fuqishëm – kur municioni që ishte në fluturake u përfshi nga zjarri. /Telegrafi/