Dy pilotë të aeroplanëve luftarakë janë parë duke u munduar me çdo kusht të ikin nga zjarri, që kishte kapluar aeroplanin e tyre.
Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur njëri nga pilotët kërcen në tokë nga krahu i aeroplanit dhe niset drejt zonës së rrezikut për ta nxjerrë nga kabina ko-pilotin, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi në bazën ajrore Hyakuri afër Tokios, kur aeroplani luftarak supersonik F-4 Phantom pësoi defekt derisa po tentonte ngritët në ajër.
Fluturakja që është pronë e Forca Ajrore të Japonisë, është përfshirë nga flaka duke detyruar ekuipazhin të hapin kabinën dhe ta shpëtojnë kokën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fVPBjcpcbSc