Site icon Telegrafi

Momenti kur persona të maskuar sulmojnë veturën e Policisë në Zveçan

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga persona të maskuar në Zveçan, ndërsa ishte nisur te objekti i Komunës.

RTV Dukagjini ka regjistruar momentin kur persona të maskuar vrapojnë pas veturës së Policisë së Kosovës dhe gjuajnë me gurë në drejtim të saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.

“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, ka njoftuar Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version