Telegrafi

Momenti kur persona të armatosur fillojnë të shtien me armë në drejtim të pushuesve në plazh (Foto/Video, +18)

Të paktën tre persona janë vrarë dhe dy tjerë plagosur, kur një grup personash të armatosur filluan të shtien me armë në drejtim të pushuesve në një resort meksikan në qytetin Los Cabbos.

Autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur të dielën pasdite, në hyrje të plazhit Palmilla, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi, por autoritet e sigurisë kanë pranuar se në ato momente të kobshme plazhi ishte i mbushur me meksikanë dhe turistë të huaj.

Si pasojë e këtij sulmi të befasishëm, policia ka evakuuar zonën për shkaqe sigurie. /Telegrafi/