Telegrafi

Momenti kur përfundon i vdekur burri që vraponte mbi tren (Video, +18)

Në Guangzhou të Kinës një njeri ka vdekur në vend, pasi ka rënë në kontakt me kabllot e rrymës që ndodheshin sipër trenit.

Burri i paidentifikuar, kishte filluar të vrapojë sipër makinës transportuese, duke injoruar kërkesën e të pranishmëve që të zbresë poshtë, transmeton Telegrafi.

Në videon e censuruar nga CCTV, shihet duke lëvizur në kulmin e trenit, derisa përplaset për kabllot e tensionit të lartë.

Nuk dihen arsyet që e bënë atë të hipë sipër trenit, që për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme. /Telegrafi/