Valon Loxha i cili ditë më parë deklaroi se do të marrë dhe të shërbehet me secilën veturë në të cilën i gjen çelësat, kësaj radhe mori një veturë zyrtare të Komunës së Pejës.
Loxha kësaj radhe kishte marrë veturën zyrtare në oborrin e Komunës.
Por, nga pamjet e publikuar nga Insajderi duket se Loxha kishte hyrë në objektin e komunës për t’i marrë çelësat, e nuk i kishte gjetur në veturë.
Ndryshe, Valon Loxha është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/