Site icon Telegrafi

Momenti kur pedofili rus u blinte ëmbëlsira 10-vjeçareve, para se t’i përdhunonte dhe mbyste

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një pedofil filmohet nga kamerat e sigurisë, duke u blerë ëmbëlsira dy vajzave të vogla para se t’i përdhunonte dhe vriste.

Viktor Pesternikov, 41-vjeç, është parë me nxënëset Ulyana Degtyar dhe Anastasia Fesley, që të dyja 10-vjeçare nga Kemerovo e Rusisë, transmeton Telegrafi.

Shitësja ka thënë se në dyqan pedofili ishte prezantuar si daja Vitya. Pesternikov, shofer me profesion, më parë ishte dënuar me 10 vite burgim për pedofili.

Ai të martën u arrestua dhe pranoi në polici se u kishte blerë dy vajzave ëmbëlsira dhe pije joalkoolike.

Ndërkaq kur u pyet se pse u kishte blerë ëmbëlsira vajzave, babai i dy fëmijëve tha: “thjesht i kam qerasur”.

Fillimisht pretendonte se kishte shkuar me vajzat për të ushqyer pëllumbat, ku sipas tij më pas ishin nisur në drejtime të kundërta.

E pamjet nga skena e krimit tregon rrobat e vajzave, që përshtateshin me ato nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit ku u kishte blerë ëmbëlsira.

Pas presionit kishte pranuar se i kishte përdhunuar dhe më pas mbytur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version