Telegrafi

Momenti kur pedofili rrihet brutalisht nga babai i 13-vjeçares që ishte sulmuar në tualet (Foto/Video, +18)

Një video shokuese po qarkullon në internet, që tregon momentin kur një burrë rrihet në mënyrën më brutale të mundshme, pasi ishte tërhequr zvarrë nga tualeti i femrave me pantallona poshtë gjunjëve.

Video shfaq skena të dhunshme të një burrë të shtrirë në tokë, i cili vazhdimisht goditet në fytyrë nga një burrë tjetër, që raportohet të jetë babai i një nxënëse 13-vjeçe të cilën kishte planifikuar ta sulmoj, transmeton Telegrafi.

Adoleshentja thuhet se e kishte përdorur tualetin e femrave në një qendër tregtare në qytetin Kankun, Meksikë. Por në momentin që kishte hapur derën, një burrë kishte qenë duke qëndruar para saj me pantallona poshtw gjunjëve, për të cilin thotë se e ka sulmuar.

Në atë moment kishte shpërthyer paniku, derisa ishte munduar të ikë duke bërtitur nëpër korridoret e qendrës tregtare. /Telegrafi/