Ky është momenti rrëqethës kur pajisja për ajrin e kondicionuar rrëzohet dhe bie mbi kokën e një vajze 10-vjeçare, e cila në ato momente po vallëzonte me shokët dhe shoqet e klasës.
Videoja është filmuar nga një pjesëtarë i shkollës, ku shihet vajza e “varrosur” nën pajisjen 50 kilogramëshe që e përplasi për dysheme, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj goditje vogëlushja ka mbetur pa dy dhëmbët e parë, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në pjesën jugore të Kinës.
Babai i vajzës, Peng, nuk ka mundur të ndalë lotët gjatë një interviste dhënë një radioje lokale në Guangdong, ku tha se ishte i pakënaqur me mënyrën se si menaxhmenti i shkollës e trajtoi incidentin.
Megjithatë, menaxhmenti i shkollës i ka paguar në formë dëmshpërblimi vogëlushes një shumë prej 102 funteve, për të rregulluar dhëmbët që i janë thyer. /Telegrafi/