Telegrafi

Momenti kur orteku i borës u “vërsulet” skiatorëve në alpet zvicerane, humb jetën një person (Video)

Ky është momenti rrëqethës që shfaq një grup skiatorësh që bëjnë të pamundurën t’i shpëtojnë vdekjes, kur orteku i borës lëshohet prapa shpinës së tyre në një resort turistik në alpet e Zvicrës.

Një francez 34-vjeç, puna e të cilit ishte të merret me sigurinë dhe kontrollimin e ortekëve, ka humbur jetën nga orteku i borës që e mbuloi të tërin, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq tre persona tjerë janë shpëtuar edhe përkundër faktit që edhe ata u mbuluan nga bora, kur orteku i goditi dhe i mori me vete në Plaine Morte në afërsi të qytezës Crans-Montana.

Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në helmetën e njëri prej skiatorëve, shfaq momentin kur orteku i borës lëshohet dhe skiatorët bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë përplasjes.

Steve Leger, zëdhënës i policisë së kantonit Valaid ka njoftuar se njëri nga katër të lënduarit ka humbur jetën nga orteku i borës.

Ndërkaq në operacionin e kërkim shpëtimit kanë marrë pjesë më shumë se 250 policë, ushtarë dhe mjekë të përkrahur nga ajri nga helikopterë të shumtë që vëzhgonin me kujdes çdo pjesë. /Telegrafi/