Ky është momenti kur dy skiatorë për pak sa nuk e pësojnë me jetë, kur vie deri te rrëshqitja e borës dhe krijohet një ortek që i mbulon.
Victor Casajuana dhe Arturo Sanz, që të dy 20-vjeçar, po skijonin jashtë pistës në alpet e Andorrës, transmeton Telegrafi.
E kamerën që e kishin të vendosur në helmetë, ka kapur momentin kur dyshja mbulohen nga bora që rrëshqet dhe krijohet një ortek bore.
Për fat të mirë i shpëtojnë më të keqes, kurse këtë moment rrëqethës e kanë publikuar në internet.
Qëllimi i publikimit është t’ia bëjnë me dije të gjithë skiatorëve se gjithmonë ekziston rreziku nga ortekët e borës. /Telegrafi/