Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Gjakova në luftë për medalje mposhti serben Marica Perishiqin.
Nora e ka administruar luftë në mënyrë të shkëlqyeshme, duke mos e lejuar në asnjë rrethanë serben që të befasojë.
Gjakova i dha leksion serbes 12 sekonda pa përfunduar sfida Gjakova siguron epërsinë dhe fitoren e madhe.
Një e arritur e madhe e xhudistes tonë që duket në kulm të karrierës pak javë pa filluar Lojërat Olimpike. /Telegrafi/