Aeroporti ndërkombëtar i New York-ut, John F. Kennedy, i është kthyer normalitetit, pas disa të shtënave me armë që kishin tmerruar mbrëmë pasagjerët.
Besohej se të shtënat nuk ishin nga ndonjë armë e zjarrit por nga mjetet piroteknike, që disa persona festonin fitoren e atletit Usain Bolt që ka fituar në garën e 100 metrave, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një video shokuese është publikuar në internet, ku shfaq momentin kur policë të armatosur rëndë futen në terminal duke kërkuar personin që kishte shtënë.
Në videon e postuar në rrjetet sociale nga një spanjoll i quajtur Alber Salas, mund të dëgjohen disa të shtëna të fuqishme, por që sipas tij nuk janë të armëve të zjarrit.
Derisa në disa sekuenca të videos, mund të shihen pasagjerë duke u fshehur prapa karrigeve, derisa policia e armatosur futet në Terminalin 8.
Por e gjithë kjo panik e krijuar doli të jetë një alarm i rremë për ndonjë sulm të armatosur, pasi disa persona që ishin prezent në ato momente në aeroport, pretendojnë se të shtënat ishin krijuar nga mjetet piroteknike nga disa burra që po festonin fitoren e atletit Bolt. /Telegrafi/