Pamjet e frikshme kanë kapur momentin gjatë dhe pas një shpërthimi të gazit i cili shkatërroi një shtëpi në West Yorkshire – Angli, këtë mëngjes, duke lënë një burrë 55-vjeçar të plagosur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia dhe zjarrfikësit u thirrën në shtëpinë në Rrugën Crescent në Ravensthorpe, afër Dewsbury, si një shpërthim ndodhi në një shtëpi.
Si pasojë, përveç dëmeve materiale, një burrë u dërgua nxitim në spital me lëndime të rënda.
Për fat të mirë, gjendja e një burri 55-vjeçar nuk është e rrezikshme për jetën, sipas The Sun.
Ndërkohë pamje të tjera kapën tymin e zi që po “ngjitej” në qiell pasi një flakë përfshiu çatinë nga shpërthimi.
Dëshmitarët okularë thanë që shpërthimi ‘e shkundi tërë rrugën’. /Telegrafi/