Pamjet e lëshuara nga televizioni shtetëror kinez tregojnë momentet se kur tërmeti me fuqi prej 6.1 ballësh goditi edhe një shkollë në provincën jug-perëndimore kineze të Sichuan.
Dhjetëra nxënës të frikësuar u panë duke u fshehur poshtë bankave të tyre pak para se të dilnin duke vrapuar nga klasa e tyre.
Qendra Kineze për Rrjetin e Tërmeteve tha se tërmeti i parë i cili epiqendrën e kishte në qarkun Lushan të Ya’an, ishte me 17 kilometra thellësi, përcjell Telegrafi.
Pastaj goditi edhe tërmeti i dytë me magnitudë prej 4.5 ballësh, i cili la të vdekur 4 njerëz dhe 14 të tjerë të lënduar.
Sichuan është një zonë e cila shpesh goditet nga tërmetet. Tragjedia e fundit nga tërmetet kishte ndodhur në vitin 2008, kur një tërmet me fuqi prej 8.0 ballë goditi kantonin Wenchuan në veri-perëndim të Sichuan. /Telegrafi/