Telegrafi

Momenti kur një shkolle në Alabama i vjen një vizitor i paftuar

Stafi i një shkolle fillore në Alabama mbeti i tronditur kur e pa se një dre kishte thyer njërën nga dritaret e klasës dhe kishte hyrë brenda, duke vrapuar e duke ecur rreth e qark klasës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nga Shkolla Fillore Evergreen kapën momentin interesant kur “mysafiri i paftuar hyri brenda”, transmeton Telegrafi.

Dreri në fillim mund të shihet duke rrëshqitur në dysheme kur vrapon përreth dhomës së zbrazët, përpara se të largohej jashtë në të njëjtën mënyrë si hyri brenda.

Duke ndarë videon e jashtëzakonshme në Facebook, shkolla shkroi: “Kishte vështirësi disa minuta derisa u mësua se si të ecte në dyshemenë e rrëshqitshme”.

“Pasi u ambientua me mjedisin e ri, doli nga dritarja me aq shpejtësi sa hyri”. /Telegrafi/