Të paktën 75 persona janë lënduar kur u shemb një pjesë e një kati të ndërtesës së bursës në Indonezi, dhe për pak sa nuk i zuri nën copa gjigante e betonit.
Zëdhënësja e spitalit në Xhakarta të Indonezisë, ka njoftuar se në spital kanë kërkuar ndihëm 75 persona dhe se shumica prej tyre janë trajtuar, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i policisë indoneziane ka bërë të ditur se shkaku i shembjes së një pjese të katit në ndërtesën e bursës, nuk është ndonjë bombë e vendosur.
Ndërkaq në shtator të vitit 2000, “islamistët radikal” kishin kryer sulm në njërën nga këto kulla të bursës.
Shembja e katit ka dridhur zonën përreth, derisa ekipet e emergjencës frikësoheshin se nën beton do të gjejnë trupa të pajetë.
Shefi i bursës ka deklaruar para gazetarëve se sistemi i bursës nuk është ndërprerë si pasojë e shembjes së katit. /Telegrafi/
Video shows the moment mezzanine level of Indonesia Stock Exchange collapsed under a group of visiting students 🇮🇩 pic.twitter.com/fkjS1jIlXX
— Mothership (@MothershipSG) January 15, 2018