Një piton gjigant është vërejtur në një sallë supermarketi që tmerroi klientët në një Woolworths në veri-perëndim të Sidneit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e ngarkuara në Facebook të hënën tregojnë se pitoni kurioz nxjerr kokën nga rafti i barërave dhe erëzave në Glenorie Woolworths.
Një klient i tronditur kapi pamjet dhe ia dërgoi shokut të tyre i cili bëri shaka duke thënë se “kishin parë një shkelës të rregullave të Covid-19”.
Për fatin e blerësve, një ekspert i gjarpërinjve ndodhi të ishte i pranishëm dhe e largoi me siguri mysafirin e padëshiruar. /Telegrafi/