Telegrafi

Momenti kur një peshkatar “kap” një krokodil gjigant me grepin e tij

Momenti spektakolar kur një krokodil kafshon një grep peshkimi dhe refuzon të lëshojë atë është kapur nga kamera.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të postuara të enjten në rrjetet sociale janë shpërndarë nga më shumë se 10,000 njerëz brenda pak ditësh.

Madje, Trent de With, i cili “luftoi me krokodilin”, tha se është ‘e zakonshme’ të kapësh diçka të tillë në këto ujëra të Australisë.

Z. de With tha se videoja u filmua më 12 tetor gjatë një udhëtimi peshkimi me shokë. /Telegrafi/