Telegrafi

Momenti kur një lojtare golfi vret një zog me goditjen e saj

Një lojtare golfi ka vrarë një zog me goditjen e saj në turneun Women’s Open në SHBA.

Për fat të keq për lojtaren gjermane Isi Gabsa, topi nuk ishte gjithçka që goditi, pasi ajo goditi edhe një zog në rrugën drejt objektivit, përcjell Telegrafi.

Ky moment i bëri fansat të kujtojnë një tjetër rast kur një yll profesionist i sportit bëri një veprim të ngjashëm në vitin 2001.

Bëhet fjalë për yllin e bejsbollit Randy Johnson i cili gjithashtu kishte goditur një zog. /Telegrafi/