Site icon Telegrafi

Momenti kur një “kayaker” bie poshtë një ujëvare prej 33 metrash – dhe mbijeton (Foto/Video)

Disa pamje dramatike e publikuar së fundmi thuhet se ka kapur momentin kur një kayaker ra poshtë një ujëvare prej 33 metrash në Kanada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjermani Adrian Mattern ka filmuar veten duke vozitur në drejtim të Alexandra Falls në lumin Hay, në territoret veriperëndimore në gusht.

Mbi të, ka qenë një kamerë e vendosur në një dron, ajo që ka kapur pamjet e këtij marifeti të rrezikshëm.

Fillimisht shihet se si kayaku i 23-vjeçarit afrohet buzë rënies. Dhe në një moment, Mattern u zhduk nën ujë pas rënies.

Megjithëse e vështirë për t’u vënë re nga këndi i dronit, pamjet nga helmeta e tij tregojnë se ai shfaqet i palënduar dhe i ngazëllyer për arritjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version