Site icon Telegrafi

Momenti kur një grup burrash qëllojnë për vdekje brazilianen 24-vjeçe, që kishte organizuar aheng për të festuar ditëlindjen e 24-të (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të publikuar të shtunën shfaqin momentin kur një vajzë që po festonte 24-vjetorin e lindjes, qëllohet për vdekje nga një grup burrash para dyerve të shtëpisë së saj në Brazil, ku edhe kishte organizuar një aheng.

Eliana Ferreira Campos e njohur si “Miss Barbye Marley”, është viktima e parë e vrasjes së trefishtë që ndodhi të shtunën në komunën e Ji-Parana të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Campos në fakt kishte marrë me qira një shtëpi për të organizuar ahengun me rastin e festimit të ditëlindjes së 24-të, kurse kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike kanë filmuar momentin kur ajo po bisedonte me disa miq para dyerve të shtëpisë. Dhe pa kaluar shumë kohë, Campos i afrohen një grup burrash të cilën fillojnë ta qëllojnë me revole në kokë dhe pjesë tjera të trupit.

Dy viktimat tjera që janë qëlluar për vdekje janë identifikuar nga policia si Paloma de Oliveira Guimaraes, 26-vjeçe dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos, 18.

Nuk dihet nëse tri viktimat njiheshim mes vete, apo ishte rastësi që kanë qëlluar në vendin e njëjtë kur janë sulmuar. Ndërsa mediat braziliane raportojnë se dy viktimat tjera ishin çift, kurse sulmuesit janë identifikuar si pjesë Fernando FS, 25-vjeç, Ray SS, 23, dhe Gustavo P.C, 22-vjeç.

Pas një aksioni të gjerë të policisë, sulmuesit janë arrestuar dhe janë duke u marrë në pyetje. /Telegrafi/

Exit mobile version