Site icon Telegrafi

Momenti kur një burri në Pakistan për pak sa nuk i bie pllaka e betonit mbi kokë nga dridhjet e mëdha të tërmetit

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 300 tjerë janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që dridhi pjesën verilindore të Pakistanit, duke bërë që kjo zonë të shkatërrohet në masë të madhe duke filluar nga ndërtesat, shtëpitë e deri te infrastruktura rrugore.

Ky tërmet i fuqishëm prej 5.8 magnitudë i bëri banorët e Lahores dhe Islamabadit, që të vrapojnë nëpër të gjitha anët e rrugëve që t’i shpëtojnë më të keqes, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momente rrëqethëse kur dhjetëra vetura janë “gëlltitur” nga gropat e hapura në mes të rrugëve .

Por, ajo çfarë u ka bërë më së shumti është momenti kur shembet një ndërtesë nga dridhjet e fuqishme, dhe një qytetar derisa po tentonte të ikte për pak sa nuk goditet nga pllaka e madhe e betonit.

Në videon e publikuar më poshtë shfaq momenti kur ky burrë me gjithë forcën vrapon që t’i shpëtoj shembjes së ndërtesës, duke mos e ditur se pikërisht në ato momente po binte një pllakë e betonit.

Për fat të mirë ajo vetëm pak centimetra pas tij bie, duke i shpëtuar shtypjes që sigurisht se do të ishte fatale për të po të përfundonte mbi trupin e tij. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version