Telegrafi

Momenti kur një burrë u nxor i gjallë pas 278 orësh në rrënoja

Ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues që tronditi vendin më 6 dhjetor.

Një burrë u nxor i gjallë pasi u bllokua në gërmadhat e tërmetit për 278 orë në Turqi, transmeton Telegrafi.

Pamjet që po shpërndahen gjerësisht në rrjetin social Twitter, tregojnë momentin kur ai nxirret i gjallë nga ekipet e shpëtimit për t’u dërguar në trajtim.

Një mori njerëzish u bënë së bashku për ta transportuar atë në ambulancë. /Telegrafi/