Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë në Teksas kanë shkaktuar përmbysje në shumë zona, kurse një video amatore e publikuar në internet shfaq një burrë lakuriq në ujë i cili ishte kapur në një pemë dhe po priste helikopterin që ta shpëtojë.
Numri i personave të zhdukur shkon në katër, kurse lumi Llano ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët e qyteteve të pjesës perëndimore të përmbysen, transmeton Telegrafi.
Momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga uji të riun janë filmuar gjatë të hënës, ku janë përdorur helikopterë e barka për t’i nxjerrë banorët që kanë ngecur në shtëpitë e tyre.
Prej 19 personave të shpëtuar, 15 prej tyre janë nxjerr me barka, 4 me helikopterë përfshirë këtu edhe të riun lakuriq që kishte mbetur në ujë, duke u mbajtur në një pemë që të mos e marrin me vete ujërat e rrëmbyeshëm. /Telegrafi/